Kosova ka marrë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024, duke triumfuar 3-0 në udhëtim te Andorra, në kuadër të Grupit I
Kombëtarja e Kosovës kishte shënuar golin e tretë ndaj Andorrës. Ishte Altin Zeqiri ai i cili ka realizuar golin e parë në fanellën e Kosovës.
Zeqiri ka shënuar gol në minutën e 83-të për të trefishuar epërsinë e Kosovës në ndeshjen me Andorrën.
Kujtojmë se kjo ishte paraqitja e parë e tij në fanellën dardane.
Albion Rrahmani u lëndua, dhe duhej të largohej nga fusha me barelë, vendin e tij e zuri Meriton Korenica.
Megjithatë, nuk dihet nëse lëndimi i tij ishte i rëndë.
Ndërkaq, epërsinë e kishte dyfishuar Milot Rashica, i cili bëri edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje.
Pjesa e parë mes Andorrës dhe Kosovës, kishte përfunduar me Dardanët që shkuan në pushim me epërsi.
Ndeshja nisi me sulme të qeta nga të dyja palët, por me kalimin e minutave, sulmet e shpeshta po shtoheshin.
Në minutën e 26-të, Milot Rashica shënoi gol për Kosovën, duke i dhënë ekipit të tij epërsinë për 1:0.
Asistimi fantastik erdhi nga Florent Muslija.
Kjo ndeshje i takon Grupit I të kualifikimeve për “Euro 2024” Në formacionin e Kosovës, për herë të parë kanë gjetur vend edhe dy futbollistët e Superligës së Kosovës, mbrojtësi Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba, të dy të Ballkanit.
Kosova e Andorra zënë dy vendet e fundit në këtë grup.