Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t’u bërë

John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka shprehur qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë për mbështetjen e ndihmave humanitare për popullin palestinez, të cilët janë viktimë të konfliktit me Izraelin. Një korridor humanitar është një opsion i diskutueshëm dhe vërehet përpjekja për të bërë çdo gjë e mundur për të ndihmuar në situatën aktuale

Pamje nga sulmet në Gaza të Palestinës. Foto: BBC

Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës, ndërsa Izraeli po intensifikon përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmit të fundjavës nga militantët palestinezë të Hamasit. Të enjten, kryediplomati i lartë amerikan mbërriti në rajon për një raund të rrufeshëm bisedimesh diplomatike e dëshmuar solidaritet me Izraelin.

Zyrtarët e ndihmave thonë se nevojat humanitare janë të mëdha dhe analistët thonë se nuk ka një zgjidhje të lehtë për shqetësimet në rritje.

“Ne jemi duke biseduar me zyrtarët izraelitë mbi nevojën e vazhdueshme për ndihmë humanitare për popullin palestinez, që gjithashtu është viktimë”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Është gjëja e duhur për të bërë”, shtoi ai, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se çfarë mendimi kishte Shtëpia e Bardhë mbi zërat për krijimin e një korridori humanitar.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë këtë javë se po bisedojnë me Egjiptin për një korridor të mundshëm humanitar. Ka vetëm dy pika zyrtare të daljes nga Rripi i Gazës. Si pasojë e bombardimeve izraelite të martën u godit kalimi kryesor, i cili të çon drejt Egjiptit. Korridori tjetër të çon në Izrael, raporton VOA.

Grupet humanitare dhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë të afërt, ndërsa ushtria izraelite po përparon në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë njerëz.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika