Katër italianë dhe një marinar tunizian kanë rënë në det, pasi një anije e fuqishme është fundosur në një stuhi në brigjet e Barit në Italinë jugore.
Zyrtarët, kanë thënë se kishin gjetur trupat e tre personave, njëri prej tyre ka shpëtuar, pas një kërkimi mes erërave të forta, ndërsa dy kanë mbetur të zhdukur.
Ndërsa, anija ishte nisur drejt Shqipërisë para se të fundosej, këtë e ka bërë të ditur, roja bregdetare të enjten, raporton Euronews, transmeton Portali D.v
“Kapiteni i anijës ka shpëtuar i sigurt gjatë natës nga një varkë kroate në zonë”, ka thënë roja bregdetare.
Roja bregdetare italiane ka thënë se vetëm një anëtar i ekuipazhit, kapiteni i “Franco P” me flamur italian i kishte mbijetuar fundosjes së anijes.
Autoritetet kanë thënë se kishin marrë një telefonatë fatkeqësie të mërkurën në mbrëmje se një varkë po merrte ujë në detin Adriatik, rreth 85 kilometra larg brigjeve të Pulias të Italisë.
Gjithashtu, një ponton me 11 persona në bord, të cilin anija e fuqishme, ‘rimorkiatori’, ka qenë duke e tërhequr, mbeti në rrugë, e cila gjithashtu është duke u shpëtuar.
Roja bregdetare dhe autoritetet e tjera në fillim po kërkonin katër italianë dhe një marinar tunizian. Autoritetet kishin thënë se kërkimi ishte ndërlikuar nga erërat e forta.