Senatorja amerikane: Përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të japin llogari, Serbia të bashkëpunojë

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka kërkuar zbardhjen e rastit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, ka folur për rëndësinë e zbardhjes së rastit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, i shprehi ngushëllime familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku, duke thënë se ShBA-ja është mjaft e shqetësuar me atë ngjarje.

Shaheen ka kërkuar nga Serbia që të tregojë gatishmëri për t’i vënë para drejtësisë terroristët serbë.

“Jam e lumtur që jam këtu me kolegun tim, që jemi nga shtete fqinj federale në SHBA, kishim planifikuar një udhëtim në këtë rajon, ishim në Maqedoni, do të vazhdojmë në Mal të Zi dhe në Bosnjë. E shfrytëzuam mundësinë që pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vijmë këtu për të shprehur ngushëllimet tona, shqetësimet tona për atë që ka ndodhur, ngushëllime tona për familjen e policit të vrarë, e dimë që është shqetësuese ngjarja”, tha ajo.

“Mendojmë është e rëndësishme përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari, shpresojmë që Serbia të bashkëpunojë për këtë çështje dhe të japin përgjegjësi para drejtësisë. Po ashtu, kjo na tregon që për një stabilitet dhe paqe ka mundësi për të vazhduar me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së të gjendet një bashkëjetesë afatgjate me Serbinë, është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, vijoi senatorja Shaheen.

Tutje, ajo shtoi se dhuna nuk është zgjidhje, por e rëndësishme, sipas saj, është paqja dhe stabiliteti në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shaheen theksoi mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, derisa tha se do të qëndrojnë përkrah vendit tonë.

“Konflikti dhe dhuna nuk janë zgjidhje për dallimet tona, është e rëndësishme të gjejmë zgjidhje paqësore. Jemi për të mbështetur Kosovën, një shtet që SHBA me krenari e kanë mbështetur, I kemi vlerat e njëjta, do të qëndrojmë përkrah juve”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika