Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët, kanë vënë sot gurthemelin objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Aliu ka shkruar në Facebook se kjo është një vepre publike madhore që i jep zgjidhje për dekada nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Falënderim Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj që për vite u angazhuam bashkë në jetësimin e këtij projekti. Urime mantelbardhëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas”, ka shkruar ai.