Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek, të premten e 13 tetorit.
Presidentja Osmani e ka uruar ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Mazánek, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh pas vendimit të presidentit Çek, Petr Pavel, për ngritjen e raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve.
Në këtë takim, të dyja palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Presidentja Osmani e falënderoi për kontributin e dhënë nga Republika Çeke, lidhur me liberalizimin e vizave, si dhe e njoftoi nga afër ambasadorin lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të kryer në Kosovë nga ana e Serbisë.