Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNWRA) ka paralajmëruar për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit për zhvendosjen e njerëzve nga veriu në jug.
“Thirrja nga forcat izraelite për të lëvizur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në veri të Gazës… është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë në humnerë njerëzit në Gaza”, ka thënë komisioneri i UNWRA-s, Philippe Lazzarini, raporton CNN.
Lazzarini i ka nxitur të gjitha palët t’i japin fund dhunës dhe të ofrojnë menjëherë qasje për ndihmat humanitare, si dhe të mbrojnë civilët.
“Gaza shpejt po kthehet në një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit”, ka thënë ai.
Lazzarini u bëri thirrje “të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim mbi to që t’i japin fund kësaj tragjedie dhe të ofrojnë akses dhe mbrojtje humanitare të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për civilët, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.”
Ndryshe, qindra protestues u panë duke marshuar drejt një zone të kufizuar ushtarake në kufi, pavarësisht ndalimeve të grumbullimeve në zonë. Disa prej tyre u përballën me forcat e policisë që hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Drejtoria e Sigurisë Publike e vendit ka lëshuar një deklaratë duke u bërë thirrje njerëzve që t’u përmbahen udhëzimeve të saj dhe të kufizojnë protestat në zonat e caktuara për këtë qëllim.
Duke ndarë kufirin me të gjatë të Izraelit, Jordania është shtëpia e 40% të totalit të refugjatëve palestinezë të regjistruar në Lindjen e Mesme, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA).