Turqia thotë se thirrja për evakuim në Gazë është “e papranueshme”

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri të Gazës të evakuohen në jug, “në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme”

Gra palestineze me fëmijë e të ngarkuara me gjësende teksa ikin nga zona si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, më 13 tetor 2023. Foto: Said Khatib (AFP)

Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri të Gazës të evakuohen në jug, “në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme”, ka thënë ministria e Jashtme e Turqisë.

Çdo evakuim me forcë i civilëve “është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Turqia i ka bërë thirrje Izraelit që “menjëherë të tërheqë” vendimin dhe t’i japë fund “veprimeve brutale ndaj popullatës civile” në Gazë.

Ndërkaq, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference për media më 13 tetor, ka thënë se Izraeli duhet të lejojë që ndihma humanitare të shkojë në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit Rafah të Egjipitit, përderisa avioni i parë turk me ndihma arriti në Egjipt.

Gjatë fjalimit në Stamboll, Erdogan ka thënë se Turqia do të vazhdojë të dërgojë ndihma në Gazë, në bashkëpunim me Egjiptin. Ai ka thënë po ashtu se autoritetet turke po vazhdojnë kontaktet për të liruar pengjet dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Më 13 tetor, autoritetet izraelite u bënë thirrje mbi 1 milion palestinezëve që të largohen për në jug të Gazës, teksa është rritur frika për një sulm të mundshëm tokësor.

Më 7 tetor, grupi militant palestinez i Hamasit nisi një sulm të paprecedent, duke sulmuar nga toka, ajri dhe deti Izraelin. Ky i fundit u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.2 milionë palestinezë.

Izraeli është zotuar se do të mposhtë militantët e Hamasit, të cilit udhëheqin Gazën që nga viti 2007.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi mori afër 150 pengje dhe i dërgoi në Gazë, përderisa si pasojë e dhunës janë vrarë mijëra persona në të dyja palët e konfliktit. Militantët kanë kërcënuar se do të vrasin pengjet, nëse Izraeli kryen sulme ndaj civilëve në Gazë pa paralajmërim.

Banorët në Gazë kanë filluar që të largohen nga shtëpitë e tyre. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika