Rreth 30 persona po dyshohet se janë infektuar ka njoftuar Komuna e Malishevës përmes një njoftimi, duke theksuar se situatë po menaxhohet me sukses.
Sipas drejtori për shëndetësinë në këtë komunë, Hajdin Berisha, situata është në kontroll në plotë.
“Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë. Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit. Më kohë do të informoheni për situatën”, thuhet në njoftim.