Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është ndezur një zjarr në Veternik të Prishtinës, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes me një lutje për qytetarët që të i djegin hamulloret, të mos ndezin jarr në fusha, dhe të mos hedhni cigare të ndezura në tokë.
“Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha!”, ka shkruar Komuna e Prishtinës.
Në njoftim thuhet se zjarrvënia e tillë cilësohet si vepër penale, dhe se do të përgjigjen para drejtësisë.