Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se prej dy javësh, lideri i grupit terrorist, Millan Radojçiq, e ka pranuar fajin për sulmin terrorist në Kosovë dhe ende mbetet i lirë në Serbi.
“Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai mbetet i lirë në Serbi”, ka shkruar Kearns.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur pasoja për Serbinë, pavarësisht “glorifikimit” të terroristëve me një ditë zie, duke e përshkruar si një akt i qartë përshkallëzimi.
We are now two weeks since Radoičić admitted guilt for the attack on Kosovo which saw a Police Officer murdered.
He remains free in Serbia.
There have been no consequences for Serbia despite its glorification of the terrorists with a day of mourning – a clear act of escalation. https://t.co/PubnBKSHrt
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 14, 2023
Millan Radojçiq, udhëheqësi kryesor i grupit terrorist që e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.
Fillimisht, ai u ndalua për 48 orë në Serbi, për t’u liruar pastaj me disa kushte qesharake, që kanë të bëjnë me ndalimin e daljes nga shteti dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë.
Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, i cili udhëhiqej nga Millan Radojçiq.
Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, i cili tashmë është shpallur hero. Ndërsa, i plagosur ka mbetur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.
Ndërkaq, nga aksioni i Policisë së Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi terrorist serb.