Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamber, ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të shpërndarë, duke shtuar se duhet ë kishte një organizim më të madh nga naja e politikanëve shqiptarë atje.
Kamberi ka theksuar se 20 për qind e pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë.
“Po të ketë një homogjenitet të shqiptarëve, një organizim më të madh, një unitet më të madh n veprim se në deklarim ka. Paraqitja ime në Beograd ishte tepër ekstreme. Mund të ketë më tepër përfaqësim në Beograd. 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Parlament. Simbolikë është numri i përfaqësimit të pakicave me një shqiptar me 3-4 boshnjakë dhe me 4 hungarezë. Sistemi në Serbi i përfaqësimit është i centralizuar”, ka thënë Kamberi për “Euronews Albania”.