Është ndaluar një person në Zubin Potok sepse i njëjti kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, duke thënë se rasti ka ndodhur ditën e shtunë.
“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT- Dren, Zubin Potok 14.10.2023 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit, njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.