Rama për Samitin në Tiranë: Do të ketë hapësirë për diskutim të hapur në drekën e punës, por asgjë më shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se hapësira për një diskutim të hapur në mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përpara mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ka thënë se hapësira për një diskutim të hapur në mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për problemin.

Kështu u shpreh ai pasi u pyet se a do të presë zhvillime të reja të cilat mund të dalin nga ky samit, ku pritet të jenë prezentë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt katër lirive të BE-së, dhe tipikisht ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra, hapësira për një diskutim të hapur në mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për problemin… janë probleme që duhet të trajtohen dhe të zgjidhen nën ombrellën e BE-së”, u shpreh Rama.

Por, asgjë më shumë se kaq.

Ai thotë se Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit, por nuk është kërthiza e Evropës politikisht.

“Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit, dhe ky i fundit është një vizion i kancelares Angela Merkel e cila bëri të mundur që për herë të parë në historinë tonë liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidheshin bashkë dhe të uleshin në një tryezë, jo për të folur për të shkuarën, por për të filluar një bashkëpunim për të ardhmen”.

“Ky bashkëpunim për të ardhmen është i përcaktuar brenda kornizës së 4 lirive të BE-së të cilat iu japin vendeve mundësinë që të çlirojnë shumë më tepër nga potenciali i tyre… BE-ja ka marrë një rol shumë më proaktiv për të sjellë një kontribut konkret të rëndësishëm, që është një risi për mua mbas fotos familjare të takimit të parë në Berlin kjo është risia e dytë më e madhe, pra, plani i rritjes që iu jep mundësi vendeve nga njëra anë që të aksesojë një fond ekstra të BE-së dhe nga ana tjetër që të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët evropian, dhe në këtë kornizë para se të ndodhte kjo në Lindjen e Mesme kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësisë në rajon. Por, asgjë më shumë se kaq, sepse nuk është ky fare qëllimi i këtij samiti, vërtet Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit ,por nuk është kërthiza e Evropës politikisht”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika