Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se në një vizitë dyditore në Hagë ka zhvilluar takim me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim.
Në një postim në Facebook, Haxhiu thotë se secili takim me ish-krerët e UÇK-së ishte sa emocionues, po aq edhe shpresëdhënës se drejtësia do të fitojë.
“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfojë dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë”.
Në këtë vizitë, Haxhiu ishte i shoqëruar nga Nuredin Lushtaku, me të cilin takuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Sali Mustafën.
“Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë”, tha ai.