Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se në kuadër të këtij samiti, kreu i ekzekutivit do të zhvillojë takime bilaterale.
Kryeministri Kurti pritet të takohet edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
“Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.
Në samitin e Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Sholz.
Të hënën në Tiranë arrin edhe presidenti francez, Emanuel Macron.
Kjo është vizita e parë e një presidenti të Francës në Shqipëri.