Përshkallëzohet situata në kufirin mes Izraelit dhe Libanit

Luftëtarët libanezë të Hezbollahut ndërmorën sulme kundër trupave izraelite të vendosura në zonat pranë kufirit të dielën

Luftëtarët libanezë të Hezbollahut ndërmorën sulme kundër trupave izraelite të vendosura në zonat pranë kufirit të dielën dhe ndaj një fshati aty pranë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ndaj Libanit ndërsa paqeruajtësit e OKB-së paralajmëruan se përleshjet kufitare po përshkallëzoheshin.

Shkëmbimet e zjarrit sporadik përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin gjatë javës së kaluar kanë ngritur shqetësime se luftimet me militantët e Hamasit në Gaza mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë.

Sulmi i Hezbollahut në Shtula, një komunitet bujqësor pranë vijës kufitare, la të vrarë një person dhe plagosi tre të tjerë, thanë grupi militant dhe mjekët izraelitë.

Java e dytë e tensioneve ndërkufitare është momenti më kulmor i përshkallëzimeve që nga viti 2006. Hezbollahu njoftoi se kishte qëlluar me raketa kazermat ushtarake në Hanita të Izraelit dhe se kishte shkaktuar viktima në “rradhët e armikut”.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer sulme në Liban në shenjë hakmarrjeje dhe se ka ndaluar qasjen e publikut në një perimetër prej 4 kilometrash nga kufiri libanez. Tre burime sigurie konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se artileria izraelite kishte goditur disa zona në jug.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha se kishte lëshuar 20 raketa nga Libani mbi dy vendbanime izraelite.

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara, UNIFIL, tha se selia e saj në Libanin jugor ishte goditur nga një raketë, por nuk kishte të lënduar. UNIFIL tha se po punonte për të përcaktuar autorin.

“Ne vazhdojmë të bisedojmë në mënyrë aktive me autoritetet nga të dyja palët… por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve tona, përshkallëzimi ushtarak vazhdon”, thuhet në një deklaratë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha të dielën se Izraeli nuk ka interes të bëjë luftë në frontin e tij verior dhe se nëse Hezbollahu përmbahet, atëherë Izraeli do ta mbajë situatën përgjatë kufirit të pandryshuar.

“Ne nuk kemi asnjë interes për një luftë në veri. Ne nuk duam ta përshkallëzojmë situatën”, u tha gazetarëve ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant. “Nëse Hezbollahu zgjedh rrugën e luftës, do të paguajë një çmim shumë të rëndë. Por, nëse përmbahet, ne do ta respektojmë këtë dhe do ta mbajmë situatën ashtu siç është”, tha Gallant.

Hezbollahu ka thënë se është gati të luftojë kundër Izraelit dhe se nuk do të ndikohet nga thirrjet e shteteve arabe dhe të fuqive të huaja që të qëndrojë mënjanë.

Burimet thonë se Hezbollahu ka bërë lëvizje të kufizuara, duke parandaluar një përhapje të madhe në Liban dhe duke i mbajtur forcat izraelite të angazhuara./VOA

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika