Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur në një vetaksident me traktor në Novobërdë.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka vdekur në emergjencën e Gjilanit.
“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vetaksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime, me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.