Gjatë testimit të qarkores njëkahëshe, të shtunën dhe të dielën, më 21 dhe 22 maj të vitit 2022, transporti me Trafikun Urban në Prishtinë, do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes llogarisë zyrtare në Facebook.
“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë”, thuhet në njoftim, trasnmeton Portali D.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës sot (e premte), ka njoftuar edhe se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 do të vazhdojë testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i saj është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, njëherësh edhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.
Sërish testim në kryeqytet për qarkoren njëkahëshe për automjetet
Gjithashtu, një testim të tillë komuna e kishte bërë edhe me 23 dhe 24 prill. Sipas tyre, kjo po bëhet me qëllimin për t’i shkarkuar rrugët e kryeqytetit nga qarkullimi i madh i veturave.
Unaza e Prishtinës shndërrohet në qarkore njëkahëshe për automjetet