Von der Leyen: Hapja e dyerve të tregut evropian për Ballkanin Perëndimor, rruga drejt integrimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka theksuar se hapja e dyerve të tregut evropian për Ballkanin Perëndimor është rruga kryesore drejt integrimin e tyre në Bashkimin Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që është duke u mbajtur në Tiranë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në fjalimin e saj ka theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe ka potencuar qëllimin e BE-së për të përmirësuar bashkëpunimin me këtë rajon.

Presidenti i Komisionit Evropian ka thënë se synimi i Bashkimit Evropian është që të mundësojë që Ballkani Perëndimor të vijë në “zemrën e BE-së”.

“Vetëm duke punuar së bashku në do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku i takon, në zemër të BE-së. Historia vërtet po ecën gjithnjë dhe mesazhi im është ky që këto janë momente kyçe, vendimmarrëse, mos i lëni mundësitë që t’ju shpëtojnë dhe për këtë do të punojnë së bashku”, ka deklaruar ajo.

Ajo e ka konsideruar këtë moment si një rast të rëndësishëm dhe vendimmarrës, duke inkurajuar të gjithë të punojnë së bashku për ta bërë këtë të arritshme.

Von Der Leyen, po ashtu, ka theksuar që synimi është të hapen dyert e tregut të vetëm evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, transportin rrugor, energjinë, tregun digjital të BE-së dhe për të lehtësuar pagesat pa para.

“Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të vetëm evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, për firmat, kompanitë e Ballkanit Perëndimor. Këtë duhet ta krijojmë tashmë në fusha si shembull lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, transporti rrugor, energjia, por edhe tregu digjital i BE-së, por mbi të gjitha pagesa pa para në dorë për ta bërë atë më lehtë sikurse në BE”, ka thënë tutje ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian ka përmendur nevojën për vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë një treg rajonal të përbashkët, duke siguruar qasje në tregun e tyre për fqinjët e tyre.

“Por vetëm hapja e dyerve nuk mjafton, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal, kjo do të thotë që është kusht që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojë qasje fqinjëve të tyre në tregun tyre, po ta kthej ndryshe në rast se ka bllokime dhe të vetmin bllokim që ti arrin është për vetën tënde sepse të tjerët do të ecin para. Dhe për të ecur parapara kërkohen reforma të thella edhe për të përmirësuar klimën biznesit”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se kjo kërkon reforma të thella dhe përmirësime të klimës së biznesit.

Ursula Von Der Leyen ka paraqitur planin e rritjes së saj, duke theksuar se ata që janë të gatshëm të bëjnë reforma dhe të finalizojnë tregjet e tyre të përbashkëta rajonale, do të marrin fonde për investime nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika