Mbyllen pesë lokale të ushqimeve të shpejta nga aksion i AUV-së në regjionin e Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në lokalet e gastronomisë që shërbejnë ushqime të shpejta (Fast Food), në regjionin e Prizrenit, konkretisht në Prizren e Malishevë

Foto: AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në lokalet e gastronomisë që shërbejnë ushqime të shpejta (Fast Food), në regjionin e Prizrenit, konkretisht në Prizren e Malishevë.

Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-së, ka thënë për KALLXO.com se përmes gjashtë ekipeve inspektuese të udhëhequra nga koordinatori i zyrës regjionale të  AUV-së në Prizren është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të ministrit të MBPZHR-së dhe drejtorit ekzekutiv të AUV-së.

“Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundërvajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sos)”- ka thënë zëdhënësi Thaçi.

Sipas Thaçit, aksionet e AUV-së do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit dhe secili subjekt që vendos në treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet.

Zëdhënësi Thaçi thotë se ruajtja e shëndetit të qytetarëve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika