Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz theksoi se të gjitha vendet po përballen me sfida të jashtëzakonshme.
Rama ka thënë se ky është një moment i vështirë për shkak të krizave në Evropë, Ballkan Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
“Është moment i vështirë për çdo kënd, sfidat ne të gjithë së bashku po përballemi janë të jashtëzakonshme, pas krizave të njëpasnjëshme që na kanë goditur të gjithë ne qofshim Evropë me B apo Evropë pa B, bashkëlidhur nuk duket sikur gjërat bëhen më mirë ase sa përkeqësohen përfshirë frontin e ri të tmerrshëm të konfliktit të Izraelit dhe Hamasit, në të njëjtën kohë sidoqoftë kanë farkëtuar miqësinë bashkëpunimin tonë, ndjekjen e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Samiti i Procesit të Berlinit është mbyllur me diskutime të frytshme.
“I jam mirënjohës Zotit dhe Bashkimit Evropian që u siguruan kjo ditë të niste me diell të mrekullueshëm e të mbyllej me fllad të këndshëm. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura, me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin Scholz, që në mënyrë të kaq hirshme e solli Procesin e Berlinit jashtë BE-së në Tiranë, dhe nuk do të gjeja kurrë fjalët e nevojshme për të falënderuar Von der Leyenin, që i dha këtij Samiti diçka thelbësore, përmes planit të ri të zgjerimit të BE-së përmes Ballkanit Perëndimor. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare kanë afate kohe, avionë për të marrë e gjëra për të bërë, nuk dua të marr nga koha e tyre këtu nuk kemi çdo ditë të presim presidenten e KE dhe kancelarin Scholz, ajo çka do të thonë ata është më e rëndësishme ajo çka do të them unë. Pranoni shprehjen e mirënjohjes sime për gjithçka çka po bëni për ne, jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulni për të shtyrë Ballkanin dhe BE për të ardhur para me njëri tjetrin”, ka vijuar ai.
Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së.
Hapja zyrtare e samitit u bë me fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shefes së KE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.