Shkrimtari, Fahri Musliu, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se gjatë muajit nëntor do të vijë një libër dokumentar, me 70 intervista.
“Kosova-nyje e (pa) zgjidhur” me dy vëllime, do të jetë libri i tretë dokumentar i botuar gjatë 2023.
“Ky është libri, i treti dokumentar i botuar gjatë këtij viti, me mbi 700 faqe, përmban 48 intervista që kam zhvilluar e botuar me personalitete të ndryshme politike, shkencore e intelektuale serbe e shqiptare (Serbi e Kosovë) në periudhën prej vitit 1985-2005, dhe 25 intervistat që i kam dhënë unë për mediat e ndryshme prej vitit 2001 deri 2020”, ka shkruar Musliu.