Bllokohet ndihma humanitare në kufirin Gazë-Egjipt

Palestinezët në rripin e Gazës u grumbulluan në spitale dhe shkolla të hënën, në kërkim të një vendi për t’u strehuar. Më shumë se një milion vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre përpara një sulmi tokësor të pritshëm izraelit, që synon të shkatërrojë grupin militant të Hamasit

Foto Ilustruese

Palestinezët në rripin e Gazës u grumbulluan në spitale dhe shkolla të hënën, në kërkim të një vendi për t’u strehuar. Më shumë se një milion vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre përpara një sulmi tokësor të pritshëm izraelit, që synon të shkatërrojë grupin militant të Hamasit.

Ndërsa furnizimet me ushqime, ujë dhe ilaçe po pakësohem, e gjithë vëmendja është përqendruar në vendkalimin Rafah, mes Gazës dhe Egjiptit, ku kamionë me ndihma të nevojshme janë bllokuar prej ditësh.

Rafah, pika e vetme lidhëse mes Gazës me Egjiptin, u mbyll gati një javë më parë për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry tha se Izraeli “nuk ka ende një qëndrim për të hapur kalimin nga ana e Gazës”. Qeveria izraelite nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Qindra mijëra palestinezë të strehuar në objektet e OKB-së marrin më pak se 1 litër ujë në ditë. Spitalet kanë paralajmëruar se janë në prag të kolapsit, ndërsa po u mbaron karburanti dhe medikamentet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve, më shumë se gjatë luftimeve në Gazë në vitin 2014, që zgjatën mbi gjashtë javë. Kjo e bën këtë konfliktin më të përgjakshëm nga pesë luftërat e Gazës, për të dyja palët.

Më shumë se 1,400 izraelitë kanë humbur jetën, pjesa dërrmuese e të cilëve civilë të vrarë gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Ushtria izraelite tha të hënën se rreth 200 persona janë marrë peng në Gazë, shifër më e lartë se vlerësimet e mëparshme. Ushtria nuk specifikoi nëse ky numër përfshin edhe shtetasit e huaj.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar lagje të tëra në Gazë, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë raketa drejt Izraelit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika