Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 40-të të vitit 2023.
38-vjeçari kështu është golashënuesi më i mirë i këtij viti, deri më tani.
Ai realizoi gol të bukur për epërsinë 2:0 të Portugalisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Ndryshe, Cristiano ka theksuar se “Për atë që ka ndodhur në jetën time…Sot nuk i vë vetes më objektiva për të ardhmen. Tani mendoj vetëm për të tashmen, të bëj më të mirën time, që të argëtohem. Qoftë për klubin apo kombëtaren, unë mendoj për të shënuar gola”.
Në lidhje me Evropianin e ardhshëm: “Shpresoj të jem dhe të arrij përsëri në finale, si në 2016-ën. Sigurisht rruga është shumë e gjatë, më pas kam edhe frikë se mos dëmtohem dhe të mos mund të luaj në Evropian, e pranoj. Shpresojmë që të mos ndodhë”, ka thënë CR7.