Kurti i kërkoi Bërnabiqit ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazike, Y.Gashi: Ai nuk e merr atë nënshkrim

Analsiti Ylli Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta marrë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike nga homologia e tij serbe.

“E ka shprehur këtë qëndrim nga fillimi dhe ka një insistrim që më shumë thekson raportin e Serbisë karshi marrëveshjes, sesa që është ndonjë përpjekje serioze për të marrë atë nënshkrim sepse nuk e merr”, ka thënë Hoxha.

“Jo që mosnënshkrimi është mosgatishmëri automatikisht, por që gjendja është mosgatishmëri, prandaj mosnënshkrimi bëhet si njëlloj simboli i ilustrimit të asaj gjendjeje që është Serbia”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky është problemi fundamental.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, që të nënshkruajnë Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e Ohrit, por që e njëjta nuk ishte e interesuar.

Kështu ka thënë ai pas Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, teksa u pyet nga gazetarët se a do të ketë dialog me Serbinë apo jo deri në momentin kur kjo e fundit të sanksionohet.

Lexo dhe: Kurti: I kërkova Bërnabiqit të nënshkruajmë Marrëveshjen Bazike, por s’ishte e interesuar

“Kemi marrëveshje me Serbinë, është ajo bazike e 27 shkurtit, ajo duhet të zbatohet dhe nën anën tjetër e kemi aneksin e Ohrit, unë kam ofruar që të nënshkruhen ato, është pala serbe ajo që ka refuzuar, edhe sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato pikërisht tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje. Kam thënë le të nënshkruajmë bashkë më kryeministren e Serbisë, por ajo sërish nuk ishte e interesuar”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika