Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është shprehur e tmerruar nga vrasja në Bruksel.
Dy njerëz janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.
“E tmerruar nga vrasja pa dallim në zemër të Brukselit sonte. Terrori dhe ekstremizmi nuk mund të depërtojnë në shoqëritë tona. Njerëzit duhet të ndihen të sigurt. Urrejtja nuk do të fitojë. Mendimet e mia janë me të afërmit e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi ajo.
Horrified at the indiscriminate killing in the heart of #Brussels tonight.
Terror and extremism cannot infiltrate in our societies. People must feel safe. Hate will not win.
My thoughts are with victims’ relatives. I wish a speedy recovery to those injured.
🇪🇺🇧🇪🇸🇪
— Roberta Metsola (@EP_President) October 16, 2023
Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.
Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.
Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.