Arrestohen shtatë të mitur në Podujevë, dyshohen për vjedhjen e disa artikujve nga marketi

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën mbrëma ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhje, ndërsa një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale

Policia e Kosoves, foto ilustrim nga aksioni

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën mbrëma ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhje, ndërsa një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar që të gjithë janë të mitur, në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi.

Ndërsa, personit të dyshuar A.R, mashkull 23 vjeç, i janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.

“Ndaj tij është iniciuar rast për Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale. Në koordinim me prokurorin e shtetit hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme policore para se rastet të procedohen më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika