Çitaku: Diplomaci pa krye, në rënie të lirë

"Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë", ka shkruar Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar si “Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, diplomacinë kosovare pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për Kosovën.

Sipas Çitakut, deklarata e Macronit për “pabesi” në Kosovë është më e dëmshme se kërcënimi për viza.

Ajo ndër të tjera ka thënë se reagimi i ministres Gërvalla është skandaloz.

“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, të martën, një deklaratë e presidentit të Francës, Emannuel Macron, për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka ngjallur debat në vend.

Në një përgjigje për ABC News, nga zyra e presidentit të Francës thuhet se “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”.

“Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë” thuhet për ABC News, nga zyra e Macron.

Ndërsa sipas përkthimit, Macron kishte deklaruar se cështja e vizave është pezulluar për Kosovën.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja Gërvalla pas deklaratës së presidentit francez, në Twitter ka shpërndarë flamurin e Francës, teksa ka përdorur shprehjen “Et voila”, që nga gjuha frënge do të thotë “Ja pra”, “Ja tash”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika