Pushkë, kallashnikov e granata si u gjetën armët në Prelluzhë?

Në Prelluzhë të Vushtrrisë janë gjetur një numër i konsiderueshem i armëve dhe mjeteve shpërthyese në një deponi mbeturinasht. Sipas qytetarit që gjeti ato dhe lajmëroi policinë, ato i kanë hedhur serbet që jetojnë në atë fshat pas rastit të ndodhur në Banjskë të Zvecanit

Rrugën e zakonshme për të hedh mbeturinat e bëri edhe paraditën e së hënës.

Por, ajo cfarë gjeti në këtë vend këtë qytetarë të cilit i mbrohet identiteti e befasoi.

Në këtë vend në Prilluzhë të Vushtrrisë ky qytetarë gjeti një sasi të pazakontë të armëve.

“Jemi ardh me i gjujtë do mbeturina edhe kur kemi ardh këtu i kemi pa dy armë, fillimisht ja kemi pa tytat masanej i kam shpalosë, i kam pa që janë armë edhe i kam lajmëru policinë”, ka thënë një qytetar.

I menjëhershëm ishte edhe lajmërimi i policisë, të cilët pas 10 minutash arritën në vendngjarje.

Prezencën e tyre e fakton edhe kjo pjesë e shiritit të sigurisë, e edhe informacioni i marrë nga një banorë i Prilluzhës rezultoi i saktë.

Pos dy tytave ata hasën edhe në armë e mjete të tjera.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fshati Prelluzhë i Vushtrrisë është i banuar kryesisht me qytetar të komunitetit serb.

Prandaj, dyshimet e personit që hasi në ato armë janë që situata në veri ka bërë që ato armë dikush nga komuniteti t’i hedh në mbeturina.

“Këtu jemi të rrezikuar për qito sene prandaj është mirë që cdo herë me u bo ndonjë kontrollë. Se këta e kanë hetu pak punën e Banjskës, edhe ka pas këtu arrestime të paramilitarëve në Prelluzhë edhe për qatë shkas i kanë gjujtë armët e këto”, ka thënë një qytetar.

Pos Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjës në mbremje kishin dalë edhe njesitet e FSK-së, të cilët edhe kishin bërë terheqjen  mjeteve shpërthyese.

Me ta kanë qenë edhe KFOR.

E për rastin tashmë është  njoftuar prokuroria dhe është  në proces të hetimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika