Forcat ruse po intensifikojnë betejën e tyre për të marrë më shumë territor në rajonin lindor të Donbasit. Në këto rajone forcat ruse kanë bombarduar fuqishëm pozicionet ukrainase.
Moska tani pretendon se ka pushtuar plotësisht qytetin e Mariupolit. Ndërsa trupat ukrainase kanë luftuar për javë të tëra për të mbrojtur fabrikën e çelikut, për të cilën tashmë janë dorëzuar. raporton BBC.
Lirimi i forcave ruse në Mariupol ka ngritur shqetësime në Kiev, për shkak se Moska tani do të jetë në gjendje të rrethojë lindjen e Ukrainës.
Autoritetet në rajonet Donetsk dhe Luhansk kanë thënë se të paktën nëntë civilë të tjerë ukrainasë janë vrarë nga forcat ruse të premtën e 20 majit.