Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden ka anuar udhëtimin e tij për në Jordani ku kishte planifikuar një takim me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Presidentin Abbas të Autoritetit Palestinez dhe Presidentin Sisi të Egjiptit lidhur me luftimet mes Izraelit dhe HAMAS-it në Gaza.
Mirëpo, një sulm raketor që ndodhi mbi një spital në Gaza mbrëmjen e së martës së 17 tetorit, ku mbetën të vrarë mbi 500 persona përshkallëzoi situatën jo vetëm mes Izraelit dhe Palestinës, por në tërë rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm.
“Presidenti dërgoi ngushëllimet e tij më të thella për jetët e pafajshme të humbura në shpërthimin e spitalit në Gaza dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
“Ai mezi pret të konsultohet personalisht me këta udhëheqës së shpejti dhe ra dakord të mbetet i angazhuar rregullisht dhe drejtpërdrejt me secilin prej tyre gjatë ditëve në vijim”, thuhet më tej në njoftim.
Por, presidenti Biden menjëherë është nisur në drejtim të Izraelit për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me zhvillimet në rajon.
Nga ana tjetër, ambasadat e Izraelit janë sulmuar në disa shtete të Lindjes së Mesme nga protestues të shumtë, madje ambasadës izraelite në Aman është tentuar ti vihet flaka, por që autoritet policore kanë arritur ta pengojnë një gjë të tillë.
Gjithashtu, në Liban një turmë e madhe ka mësy ambasadën amerikane ku po bëjnë përpjekje për ti vënë flakën.
⚡️⚡️⚡️ 🇺🇸 US EMBASSY ATTACKED??
“BEIRUT, LEBANON: Protesters are trying to set fire to the 🇺🇸 US Embassy, according to local news.”
– Ateo Breaking
The US cannot be shy in defending its embassies’ perimeters:
There must be consequences for challenging our sovereignty. pic.twitter.com/UWvIVUWcW2
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) October 17, 2023
Asaj turme është duke iu bashkuar një kolonë shumë e madhe.
Në Turqi, në Ankara dhe në Stamboll kanë filluar protesta masive kundër Izraelit. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për sulmin në spitalin në Gaza ku kanë humbur jetën më shumë se 500 persona.
Some Turkish protestors drive to US base in Malatya’s Kurecik to protest the Gaza hospital explosion pic.twitter.com/HKn3kRqSAl
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 17, 2023
Nga ana tjetër të gjitha partitë politike në parlamentin turk kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të dënuar Izraelin për sulmin në spitalin e Gazës e të cilin Tel Avivi po e kundërshton duke thënë se Xhihadit Islamik i ka dështuar njëra nga raketat e nisura në drejtim të Izraelit.