Osmani për bombardimin e spitalit në Gaza: Jetët e pafajshme duhet të mbrohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas raportimit të  bombardimit të një spitali në Gaza, ka thënë se jetët e pafajshme duhet të mbrohen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimit të bombardimit të një spitali në Gaza.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raportonte Associated Press (AP).

Izraeli i ka mohuar pretendimet se e ka bombarduar spitalin.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe copa të trupave të njerëzve nëpër zonë.

Ministria tha se të paktën 500 persona janë vrarë.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e ka anuluar një takim të planifikuar për të mërkurën me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Aman të Jordanisë.

“Presidenti është shumë i zemëruar me lajmin për masakrën izraelite në spital në Gazë, dhe ai vendosi të kthehet menjëherë në Ramallah”, tha një zyrtar palestinez.

Ushtria e Izraelit tha të martën vonë se “të dhënat e inteligjencës tregojnë se grupi xhihadist palestinez është përgjegjës për sulmin ndaj spitalit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika