Ndërron jetë doajeni i Farmacisë, magjistër Amir Agani

Të mërkurën, në Institutin e Historisë do të mbahet mbledhja komomerative prej orës 12:00 në nderim dhe përkujtim të veprës dhe të punës së doajenit të farmacisë, magjistër Amir Agani

Magjistër Amir Agani

Ka ndërruar jetë magjistri, Amir Agani.

Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në faqen zyrtare, ka njoftuar se ka ndërruar jetë doajeni i Farmacisë, magjistër Amir Agani.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë, duke filluar prej orës 12:00 do të mbahet mbledhja komomerative në Institutin e Historisë.

“Në këto momente të vështira për familjen dhe komunitetin farmaceutik, Oda e Farmacistëve të Kosovës duke vlerësuar lartë kontributin e tij në sektorin farmaceutik, në emër të të gjithë kolegëve Farmacist shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë kolegëve të z. Agani”,  shkruhej në njoftimin zyrtar.

Sipas postimit të OFK-së, “puna e Agani do të jetë udhërrëfyesi më i mirë për ndërtimin e gjeneratave të reja të farmacistëve”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika