“The Guardian”: Rusia po rekruton serbë për të forcuar ushtrinë kundër Ukrainës

Sipas "The Guardian", Rusia ka planifikuar të rekrutojë qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë, bazuar në deklaratat e dy qytetarëve serbë që shkuan në Rusi dhe një liste të serbëve të rekrutuar që u gjet nga kjo gazetë

FOTO: Anadolu Agency,Getty Images

Gazeta britanike, “The Guardian” ka zbuluar se Rusia ka planifikuar të rekrutojë qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë, bazuar në deklaratat e dy qytetarëve serbë që shkuan në Rusi dhe një liste të serbëve të rekrutuar që u gjet nga “The Guardian”.

“Gjithçka shkoi shumë shpejt; brenda një dite u bëra ushtar për Rusinë… Tani po pres të më dërgojnë në Ukrainë ”, tha Branko në një shkëmbim tekstesh në Telegram, duke kërkuar anonimitetin që të mund të fliste lirshëm.

Ky është ajo që shprehu burri me të cilin ka kontaktuar “The Guardian” dhe u prezantua si Branko, në mënyrë që të fshihet identiteti i tij.

Aty thuhet se në fillim të shtatorit, Branko hipi në një fluturim direkt nga Beogradi për në Moskë.

Pas disa ditësh në kryeqytetin rus, Branko, me tre shtetas të tjerë serbë, u dërgua në një qendër rekrutimi ushtarak në Krasnogorsk, një qytet në periferi të Moskës, ku grupi nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse.

Siç thotë Guardian, Branko është pjesë e përpjekjeve të fundit të Moskës për të rekrutuar serbët për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë, ndërsa Kremlini kërkon të rikuperojë forcat e humbura.

Që kur filloi lufta në Ukrainë, Rusia ka futur një sërë ligjesh për të joshur shtetasit e huaj që t’u bashkohen radhëve të ushtrisë së saj.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, po përpiqet të balancojë lidhjet historikisht të ngushta me Rusinë dhe aspiratat për integrimin në BE.

Megjithëse numri i serbëve të rekrutuar deri më tani nuk duket të jetë mjaftueshëm i rëndësishëm për të bërë ndryshim në fushën e betejës, veprimet e Moskës rrezikojnë të tensionojnë marrëdhëniet e saj me Serbinë.

Në krye të skemës serbe të rekrutimit, një plan që dukej se ishte hartuar gjatë verës, ishte Davor Saviçiq, i cili kaloi vite duke luftuar si pjesë e inkursionit të parë të Rusisë në Ukrainë më 2014, sipas “The Guardian”.

Saviçiq është gjithashtu i lidhur me grupin paramilitar Wagner.

Në një intervistë më 21 gusht me prezantuesin e televizionit pro-Kremlin, Vladimir Solovyov, Saviçiq foli hapur se si u vu në krye të një njësie të shtetasve serbë në Ukrainë.

“Tani po nënshkruajmë zyrtarisht një kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Ushtarët po kalojnë regjistrimin ushtarak në Krasnogorsk”, pati thënë ai.

Numri i saktë i serbëve që kanë nënshkruar kontratë me ushtrinë ruse mbetet i panjohur.

Dy nga 13 burrat që janë në listën e gjetur nga e përditshmja britanike, përfshirë Brankon, iu përgjigjën kërkesave të “The Guardian” për koment.

“Për momentin kemi rreth 60-70 persona”, ka thënë një nga serbët që është pjesë e listës, i cili po ashtu udhëtoi nga Serbia në Moskë në shtator dhe shtoi se kishte nënshkruar kontratë me “Divizionin e 106-të Ajror”.

Ai shtoi se vendosi të bashkohej me ushtrinë ruse për arsye ideologjike dhe se pagesat fitimprurëse ushtarake luajtën rol dytësor.

Serbët e rekrutuar kujtuan se si në janar, president serb, Aleksandar Vuçiq, reagoi me zemërim, pasi pa një video ku pretendohej se tregonte vullnetarë serbë që stërviteshin për të luftuar përkrah trupave të Wagnerit në Ukrainë.

“Pse ju nga Wagneri thërrisni dikë nga Serbia kur e dini se kjo është në kundërshtim me rregullat tona?”, pati thënë Vuçiq atëherë, duke iu referuar ligjit që ndalon serbët të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit.

Edhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, paralajmëroi serbët që të mos i bashkohen ushtrisë ruse. Dhjetëra nacionalistë serbë që atëherë janë ndjekur penalisht.

Viktor Zaplatin, veteran rus i luftës që rekrutoi vullnetarë serbë në luftime përkrah forcave proruse në Ukrainë në vitin 2014, ka thënë se autoritetet serbe kishin goditur luftëtarët që shkonin në Rusi.

“Rreziku i ndjekjes penale për ata që kanë shkuar në Rusi dhe janë kthyer në Serbi është shumë i lartë. Në Rusi ka pasur gjithmonë vullnetarë nga Serbia. Kjo do të thotë se atje tani ka vullnetarë, por numri dhe në çfarë cilësie marrin pjesë dhe shërbejnë është sekret organizativ”, ka thënë Zaplatin.

Tashmë Ukraina ka hyrë në ditën e 602-të të pushtimit.

Të hënën e të martën, shpërthimet në depot e municioneve vazhduan për disa orë dhe dhjetëra ushtarë rusë raportohet të jenë vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarëve ukrainas.

Fushat ajrore ndodhen rreth 90 kilometra larg vijës së frontit.

Blogerët e Ushtrisë së Rusisë i kanë përshkruar këto sulme si më të rëndat ndaj bazave ajrore të Rusisë që kur nisi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska gati 20 muaj më parë.

Të martën, mediat lokale në Berdiansk raportuan se mbrojtja kundërajrore ishte përdorur, por pa komentuar për dëme apo viktima të mundshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika