Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe për mbrojtje e riintegrim të viktimave të trafikimit.
Kështu u tha me rastin e hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz, në Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit koordinator Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Blerim Gashani, tha se angazhimi i kësaj qeverie me mekanizmat e saj do të vazhdojë për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz.
Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që edhe më tutje t’i përafrojë veprimet e veta me instrumente ndërkombëtare në veprimet antitrafikim.
D i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, theksoi se bazuar në raportet ndërkombëtare, Kosova ka shënuar rezultate të theksuara për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mirëpo, sipas tij, ende ka nevojë për qasje më profesionale dhe konstruktive nga të gjitha institucionet e shtetit./KP
Ndërsa, sipas zëvendësministrit Blerim Gashani, Kosova e ka etabluar kornizën legjislative dhe institucionale në fushën e parandalimit dhe të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore.