Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për të gjitha çështjet në vend gjatë vizitës në Granada.
Kështu tha ajo teksa është pyetur nga gazetarët që të deklarohet rreth deklaratës së presidentit francez për çështjen e vizave për kosovarët.
Presidentja Osmani tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave.
“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macron gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”, shkruan EO.
Ndërkaq, lidhur me vizitën e ardhshme në SHBA, Osmani ka thënë se për të njëjtën çështje do të deklarohet në një moment tjetër.
“Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje”.