Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, ka njoftuar se sot është kërcënuar dy herë.
Por se cilat janë arsyet që ajo është kërcënuar dy herë brenda ditës, nuk i ka sqaruar.
Në një postim në Facebook, Reshitaj ka thënë se nuk mundet askush ta kërcënojë dhe që “vendimet e saj do jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve”.
“Te nderuar qytetar, Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet. Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Portali Dukagjini është munduar të kontaktojë deputeten për të mësuar se cilat janë arsyet e kërcënimit të saj, por nuk ka qenë e qasshme deri në publikimin e këtij artikulli.