Porti që do të lidh Durrësin me Prishtinën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ekipin holandez do të ndërtojnë portin e ri që do të lidh Durrësin me Prishtinën "Durrës Dry Port", i cili do të jetë porti kryesore në Ballkanin Perëndimor

Projekti për portin e ri të Durrësit është prezantuar gjatë takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zyrën e tij të shtunën me projektuesit holandez të këtij projketi.

Projekti i ri që lidh Durrësin me Prishtinën, do të shërbejë si terminal intermodal i brendshëm dhe do të jetë i lidhur me Durrësin.

Projekti “Durrës Dry Port”

Përmes një video të realizuar nga studio holandeze, projektuesit kanë treguar idetë dhe vizionin për projektin e ri të Durrësit, të cilin e konsiderojnë si vepër madhështore dhe që ka ndikim të shtrirë në të gjithë rajonin.

Edi Rama dhe ekipi holandez që kanë planifikuar këtë projekt, kanë qenë live në Facebook të profilit të Edi Ramës dhe kanë biseduar rreth projektit.

Takimi Rama-ekipi holandez

Qëllimi i këtij projekti, sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është transformimi i infrastrukturës së vjetër në një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

Edi Rama ka thënë se: “Saktësisht ky ishte qëllimi, që nga fillimi e kemi parë që porta aktuale nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar”.

Kryeministri i Shqipërisë ka shtuar se porti e re ka potencial dhe kapacitet, në të njëjtën kohë bën që Shqipëria të ketë portën kryesore në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika