Premtimi i bërë që Mbresa Hajrullahu të punësohet në mediumin kosovar ku është organizuar Big Brother Vip I, është realizuar.
Mbresa Hajrullahu do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet për dhe gjithçka rreth BBVK në “Big Talk”.
Po ashtu, edhe këtë edicion, Big Talk Kosova do të transmetohet të dielave, derisa nuk do të mungojnë as opinionet e gazetarit Nderim Neziri, i cili këtë sezon do të jetë edhe autor i këtij programi.
Kujtojmë, se vitin që lamë pas, Neziri ka rezervuar kritikat më pozitive nga audienca e Big Talk Kosova mbi opinionet e tij lidhur me banorët dhe veprimet e tyre përgjatë aventurës televizive në BBVK.
Në emisionin me Mbresën do të keni mundësinë të ndiqni intervista ekskluzive me opinionistë, ish banorë, të afërm të konkurrentëve si dhe plot surpriza të tjera.
Tashmë janë bërë të ditur dy datat kryesore, ajo e 20 tetori, nata e madhe kur nga ora 21:00 do të fillojë transmetimin Big Brother VIP Kosova, si dhe 22 tetori, kur pranë jush do të rikthehet sërish emisioni – Big Talk Kosova.
View this post on Instagram