Murati raporton në Komisionin për Buxhet lidhur me kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Ministri Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, do të raportojë të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ministri Murati do të raportojë lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ky komision pritet të fillojë në orën 11:00.

Pikat e tjera në rend dite:

  • Raportimi i Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullsisë; (Të ftuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës);
  • Shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për konsultim me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Taransfere, lidhur me Draft- Vendimin për ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.16/20 të datës 24.03.2015 i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin nr.04/21 të datës 01.04.2015.
  •  Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/02.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika