Izraeli vazhdon bombardimet në Gazë, evakuon banorët afër kufirit me Libanin

Izraeli ka vazhduar bombardimet në Gazë, duke përfshirë zonat në jug, ku palestinezët janë urdhëruar që të kërkojnë strehim. Gjithashtu, autoritetet izraelite kanë filluar evakuimin e një qyteti në veri, pranë kufirit me Libanin, duke nxitur kështu spekulime për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës

Ndërtesa të shkatërruara në Qytetin e Gazës nga sulmet ajrore izraelite. 10 tetor, 2023.

Mëngjesin e së premtes, më 20 tetor, Izraeli ka vazhduar bombardimet në Gazë, duke goditur zonat në jug, ku palestinezët janë urdhëruar që të kërkojnë strehim.

Autoritetet izraelite, po ashtu, kanë nisur evakuimin e një qyteti në veri, afër kufirit me Libanin, që paraqet sinjalin më të fundit për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës, që do të mund të nxiste trazira rajonale.

Palestinezët në Gazë kanë raportuar për sulme të ashpra ajrore në Han Jounis në jug, teksa të plagosurit janë dërguar në spitalin Nasser, i cili veçse është i mbushur me pacientë dhe persona që po kërkojnë strehim.

Të enjten, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, urdhëroi trupat tokësore që të përgatiten që të shohin Gazën “nga brenda”, duke sugjeruar një sulm tokësor për të shtypur militantët e Hamasit, që udhëheqin me Gazën.

Hamasi kreu sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti në Izrael më 7 tetor, gjë që ka nxitur një kundërpërgjigje të ashpër nga Izraeli.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do të mund të kryenin një operacion tokësor në Gazë.

Harta: Lendi Susuri

Mbi 1 milion persona janë zhvendosur në Gazë, pasi Izraeli urdhëroi banorët në veri të evakuoheshin në jug të territorit, shkruan REL.

Që kur nisi dhuna, sipas autoriteteve palestineze, në Rripin e Gazës janë vrarë 3.785 persona, shumica nga ta gra, fëmijë dhe të moshuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, pothuajse, 12.500 të tjerë janë plagosur dhe edhe 1.300 persona besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Gjatë sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 persona, shumica nga ta civilë. Pothuajse, 200 të tjerë janë marrë pengje nga militantët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika