Gjykata Supreme e Kosovës e ka publikuar një mendim juridik për “shpërblimin e shujtës ditore, pagesës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikim shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës”.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili e publikoi këtë dokument, tha se Qeveria e Kosovës krahas pagesës së shtesave për rrezikshmëri, të sigurimit shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm duhet t’i paguajë edhe shtesat.
Në mendimin juridik të Gjykatës Supreme thuhet se “personeli i policisë ka të drejtë në shpërblimin e një page mujore ekuivalente me pagën e rregullt mujore në fund të vitit, për vitin 2018, 2019, 2020 dhe 2021”.
Po ashtu, sipas këtij dokumenti, “personeli i policisë ka të drejtë në shpërblimin e shtesave në pagë për kualifikimin shkollorë për vitin 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022”.
Sipas Gjykatës Supreme “personeli i policisë ka të drejtë në shpërblimin e pagës jubilare për vitin 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.
Më poshtë mund ta gjeni dokumentin e plotë: