Kurti për kërkesat e policisë: Po punojmë intensivisht, na jepni më shumë kohë të mos bëjmë gabime

"Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Po punojmë intensivisht. Duhet të ndajmë nevojat, meritat. Duhet të kemi klasifikim, sistematizim të kujdesshëm që mos të krijojmë pabarazi", ka deklaruar Kurti në lidhje me kërkesat e policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërkesat e policisë janë prioritet i qeverisjes së tij.

Por, ai theksoi se për të adresuar të gjitha kërkesat u duhet më shumë kohë që të mos bëjnë gabime.

“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Po punojmë intensivisht. Duhet të ndajmë nevojat, meritat. Duhet të kemi klasifikim, sistematizim të kujdesshëm që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa”, ka deklaruar Kurti.

Kurti tutje tha se duhet të ketë kategorizime e klasifikime, në mënyrë që të mos krijohet pabarazi për këtë kategori.

“Edhe Ligji i Pagave na pati marrë kohë, por koha shtesë ia ka vlejtur ngase i kemi minimizuar defektet”. Për të adresuar të gjitha kërkesat, na duhet edhe më shumë kohë të mos bëjnë gabime e të minimizohen defektet”, ka vijuar ai.

Nga Shtimja, ku Kurti mori pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdheje, lavdëroi punën e Policisë së Kosovës.

“Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrës dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, ka theksuar Kurti.

Kërkesë e policisë është që të paguhen orët shtesë të punës, t’u bëhen sigurimet shëndetësore dhe t’u paguhet rrezikshmëria.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika