Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se populli i Kosovës i është përzemërsisht falënderues deputetes britanike, Alicia Kearns, për punën e çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e së vërtetës.
“Populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën tuaj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës”, ka shkruar Osmani.
Ajo i ka uruar mirëseardhje deputetes britanike në Kosovë, duke thënë se “Kosova është më e fortë me aleatë si ju!”.
Presidentja Osmani e ka falenderuar deputeten britanike edhe në platformën “X”.
“Përpjekjet tuaja të vazhdueshme për t’u ngritur kundër atyre që vazhdojnë të minojnë paqen e luftuar në rajonin tonë vlerësohen shumë”, ka shkruar Osmani në këtë platformë.
Ajo është shprehur se qëndrojmë më të fortë me aleatë si deputetja britanike.
Welcome to Kosovo, @aliciakearns!
Thank you for being a staunch ally & supporter of the people of 🇽🇰.
Your ongoing efforts in standing up against those who continue to undermine the hard-fought peace in our region is highly valued.
We stand stronger with allies like you! 🇽🇰🇬🇧 pic.twitter.com/zs7yzvKh6H
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 21, 2023