ASK-ja e goditur nga sanksionet e BE-së në projektin për regjistrimin e popullsisë

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës kanë prekur edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në projektin për të ndihmuar në procesin e regjistrimit të popullsisë

Sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës sikur shumë institucione të tjera kanë prekur edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK). ASK-ja është goditur nga Bashkimi Evropian me gjysmë milioni euro në projektin për të ndihmuar në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovë, Ilir Berisha, ka thënë se fondi prej 500 mijë euro ka mbetur i ngrirë për shkak të masave nga Bashkimi Evropian.

“Një letër zotuese kemi marrë prej zyrës së BE, me mjetet e IPA-së, diku një mbështetje financiare prej 500 mijë euro. Por, kjo masë e ka prekë 500 mijë euro, por procesi i regjistrimit, edhe pse ka qenë një asistim financiar mirë, për shkak se disa aktivitete që ne kemi planifikuar, të cilat nuk mund t’i zhvillojmë me procedurat e prokurimit tonë, kemi planifikuar që të zhvillohen sidomos në marrjen e ekspertizës nga jashtë. Kjo masë e ka prekë dhe këto fonde janë ngrirë, nuk mund të realizohen. Mirëpo, kjo nuk e vë në pikëpyetje realizimin e projektit të regjistrimit të popullsisë me mungesë të këtyre 500 mijë eurove, sepse Qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm”, ka thënë Berisha për KP.

“Kjo masë e ka prekë dhe këto fonde janë ngrirë, nuk mund të realizohen. Mirëpo, kjo nuk e vë në pikëpyetje realizimin e projektit të regjistrimit të popullsisë me mungesë të këtyre 500 mijë eurove, sepse Qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm”, theksoi Berisha.

Zëvendëskryeshefi i ASK-së, gjatë raportimit të premten në Komisionin parlamentar për Buxhet, ka numëruar edhe disa sfida të tjera që e bëjnë të vështirë nisjen e procesit të regjistrimit, siç janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve.

Madje, ai ka thënë në Komision se ASK-ja ka dorëzuar propozim në Qeveri për ta shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm.

Por, Berisha ka mohuar se katër komunat në veri do të ndikojnë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Janë krijimi i komisioneve komunale në katër komunat e veriut është në proces të punimeve e sipër. Është themeluar një komision komunal nga Mitrovica e Veriut, ka ardhur një vendim për të, ndërsa tri komunat tjera, dy komuna kanë dërguar propozimet e tyre sipas legjislacionit në fuqi, Komisioni Qendror i ka refuzuar për shkak se nuk i janë përmbajtur ligjit në strukturën nacionale dhe shoqërisë civile që duhet të jetë si kriter, dhe nëse vonohen me ndonjë propozim të ri, atëherë është e drejtë sipas ligjit e Komisionit Qendror që të themelojë këto komisione…’’, ka thënë tutje Berisha.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika