Diagnostifikimi i diabetit tek shtatëzënat

Nёse diabeti fillimisht shfaqet apo vёrehet nё shtatzёni atёherё ai quhet “Diabeti i Shtatzënisë”. Nё latinisht njihet si ''Diabeti Gestacional''. Sёmundja e sheqerit mund tё kontrollohet pёrmes ndryshimit tё stilit tё jetёs si kontrollimi e peshёs qё ёshtё e veçantë pёr secilin person, ushqimi i shëndetshëm e i balancuar dhe programet e ushtrimeve fizike.

Sëmundja e sheqerit përkatësisht diabeti shkaktohet nga pamjaftueshmëria e insulinës sё prodhuar nga pankreasi ose nga rezistenca e insulinёs.

Pra, diabeti ёshtё njё sёmundje metabolike qё ёshtё shumё e rёndёsishme pёr metabolizmin e proteinave, yndyrёs dhe veçanërisht karbohidrateve. Sheqerin qё e marrim pёrmes ushqimit dhe komponentëve tё tjera bazike, kur nuk ka insulinё atёherё sheqeri nuk mund tё hyjë nё qelizat tё cilat kanё nevojё pёr tё.

Kёshtu, pёrderisa qelizat kanë mangësi të sheqerit, sheqeri nё gjak arrin vlerёn mbi nivelin e saj normal.

Prania e diabetit nё familje, mbipesha, hipertensioni, niveli i lartё i kolesterolit dhe shtatzënia rrisin rrezikun pёr tipin 2 tё diabetit. Tek shtatzёnat, kjo sёmundje vёrehët te 3% tё rasteve ku 10% tё tyre mё vonё vuajnё nga një sёmundje, raporton “bahceci.com”.

Ilustrim

Nёse diabeti fillimisht shfaqet apo vёrehet nё shtatzёni atёherё diabetin quhet “Diabeti i Shtatzënisë”. Nё latinisht njihet si diabeti gestacional.

Kёto gra nuk kanё pasur diabet para shtatzёnisё, edhe pse insulina ёshtё e lartё tek kёto gra, ajo nuk e tregon efektin e saj.

Hormonet e prodhuara nga kordoni i kёrthizёs (placenta) pengojnё ndikimin e insulinёs dhe rritet sheqeri nё gjak, përgjithësisht ndikimi i saj rritet nё javёn e 20-24 tё shtatzёnisё.

Mirёpo, tek gratё qё janё mbipeshё sheqeri nё gjak mund tё vёrehet qё nё muajin e parё tё shtatzёnisё. Me rritjen e placentёs (kordoni i kёrthizёs) rritet edhe sekretimi i horomoneve, kёshtu insulina nuk ka efekt dhe rritet sheqeri nё gjak. Me lindjen e fёmijёs placenta (kordoni i kёrthizёs) hiqet, hormonet zhduken dhe kёshtu zhduket edhe sёmundja.

Ilustrim

Gratё tё cilat janё tё prira pёr t’u prekur nga diabeti janё: gratë që kanë trashëgimi familjare sëmundjen e diabetit, gratë që janë në mbipeshë, gratë që në shtatëzanitë e mëparshme kanë lindur fëmijë të dobët.

Në këtë grup përfshihen dhe gratë që kanë pasur dështim të shtatëzanisë, gratë shtëtëzëna mbi moshën 25 vjeçare, gratë të cilat në shtatëzanitë e mëparshmer kanë pasur nivel të lartë të sheqerit dhe gratë që kanë pasur sheqer në urinë.

Pesha luan rol të rëndësishëm sepse ёshtё vendi ku ёshtё mbledhur yndyra nё trup. Edhe nёse pesha ёshtё normale, gratё qё kanё masёn e belit mё tё madhe se 88cm ndёrsa meshkujt mё tё madhe 102cm janё shumё tё rrezikuara pёr diabet.

Ilustrim

Por, edhe meshkujt qё kanё masёn e belit mbi 94cm dhe femrat mbi 88cm gjithashtu duhet tё jenё tё kujdeshёm. Gjithashtu, duhet ta dini se sa mё pak qё tё keni aktivitet fizik aq mё shumё tё rrezikuar jeni.

Sёmundja e sheqerit mund tё kontrollohet pёrmes ndryshimit tё stilit tё jetёs si kontrollimi e peshёs qё ёshtё e veçantë pёr secilin person, ushqimi i shëndetshëm e i balancuar dhe programet e ushtrimeve fizike.

Nёse edhe pёrkundёr kёtyre nuk keni ndonjё rezultat atёherё sё bashku me to duhet tё merrni “terapi plotёsuese mjekёsore dhe akupunkturë mjekёsore”. Veçanërisht studimet e fundit kanё vёrtetuar mekanizmat dhe ndikimin e “akupunkutrёs mjekёsore”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika