Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencën për media pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Kurti, është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia.
Emisari Lajçak ka thënë se është në anën e Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.
“Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajçak.
Tutje, ai ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe është “më i rëndësishëm se ndonjëherë”.
“Dialogu duhet të vazhdojë dhe është më i rëndësishëm se ndonjëherë, sepse nëse s’ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe këtë s’e duam as ne, as ju. Proceset po vazhdojnë. BE-ja dhe NATO-ja janë të angazhuara në përcaktimin e fakteve dhe shpejt do të informoheni për këtë”, ka thënë Lajçak.