Detaje nga aktakuza – Si ndodhi tentim vrasja ndaj 2 personave në Istog?

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti këtë javë aktakuzë ndaj një personi i cili kishte sulmuar me thikë dy persona në Istog gjatë muajit gusht të këtij viti. Në aktakuzën e siguruar nga Dukagjini, jepen detaje se si kishte ndodhur rasti, përfshirë versionet e palëve për ngjarjen

Qyteti i Istogut

Pa asnjë diskutim, fjalosje apo konflikt të mëhershëm, Gentonis Imeraj kishte tentuar t’i vrasë me thikë dy persona, më 10 gusht të këtij viti.

Prokuroria Themelore e Pejës e rëndon 18-vjeçarin me veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, ku ndaj tij këtë javë ka ngritur aktakuzë.

Këtë dokument e ka siguruar Dukagjini dhe në të thuhet se i pandehuri Imeraj kishte qenë nën ndikimin e substancës narkotike të llojit marihuanë gjatë kryerjes së sulmit.

“Rreth orës 21:45, ai kishte dal nga banesa e tij, me vete merr një thikë dhe shkon tek sheshi “Ibrahim Rugova”, në Istog, gjegjësisht tek lokali “Diellza”. Aty sapo vëren të dëmtuarin Endrit Gegollaj, shkon në drejtim të tij dhe pa folur fare me të, me një thikë e godet atë në regjionin e barkut tek pjesa e djathtë e mëlqisë dhe zorrëve, për çka i shkakton plagë shpuese dhe tejshkuese në këtë pjesë dhe më pas, prapë pa folur fare shkon në drejtim të të dëmtuarit Zymer Gjocaj, të cilin me thikë e godet në regjionin e djathtë ijor, regjionin e sipërm të djathtë të kreshtës iliake, duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese” thuhet në Aktakuzë.

Njëri nga të plagosurit, në deklaratën e tij shprehet i bindur se i dyshuari dëshironte vdekjen e tij duke pasur parasysh mënyrën se si Imeraj e kishte goditur.

“…Natën kritike deri sa isha në parking para lokalit aty ka ardhur i pandehuri nga mbrapa meje dhe fillimisht ka prekur me dorë, e po ashtu në të njëjtin moment e ka ndërmarr veprimin e therjes… Mendoj se Gentonisi me rastin e therrjes tek unë e ka dëshiruar pasojën më të keqe të mundshme – vdekjen time, e këtë e them se goditja e tij ka qenë aq e fuqishme sikur të donte të kalonte briskun anë për tej barkut tim, pra ka qenë goditje shumë e fuqishme”, Deklarata e njërit nga të plagosurit.

Pas goditjes së personit të parë, Imeraj, sipas aktakuzës, ishte nisur në drejtim të një grupi prej 7 personash me ç’rast kishte therrur një tjetër person.

Prokuroria thotë se ekzistojnë dëshmi të shumta për ta vërtetuar akuzën.

“Lidhur me këtë aktakuzë, prokurori i shtetit ka prova të mjaftueshme ku dëshmohet fajësia e personit të akuzuar dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor do të elaborohen këto prova ku do kërkohet edhe nga trupi gjykues që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

I akuzuari e ka pranuar fajësinë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika