Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se për herë të dymbëdhjetë profesori austrialian, Paddy Dewan dhe ekipi i mjekëve po kryejnë operacione te fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse.
“Për herë të dymbëdhjetë, profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione te fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse”, ka njoftuar ShSKUK.
ShSKUK ka njoftuar se ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike.
Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë më 18 tetor dhe do të qëndrojë deri më 25 tetor 2023.